Gjykata në Ferizaj

Vrasja në Ferizaj- Dënohet Meriton Aliu

Meriton Aliu u dënua sot me 15 vjet burg nga Gjykata Themelore në Ferizaj për vrasjen në gusht të vitit të kaluar të Samir Rexhës.

Prokuroria e akuzonte Aliun për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë gjykimit disa dëshmitarë kishin treguar se Aliu e Rexha kishin hyrë duke biseduar në hyrje të një banese në Rrugën “Rexhep Bislimi” dhe më pas kishin dëgjuar të shtëna që i shkaktuan vdekjen Rexhës.

Nëna e të vrarit Rexha nuk kishte mundur të dëshmojë në njërën nga seancat, për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhej.

Në seancën e kaluar Meriton Aliu shprehu keqardhje për atë që ndodhi, duke thënë se nuk kishte dëshiruar një gjë të tillë.

http://kallxo.com/i-akuzuari-shpreh-keqardhje-per-vrasjen/

Vrasja e Samir Rexhës ndodhi më 18 gusht 2016 në Ferizaj, ndërsa KALLXO.com vazhdimisht e ndoqi këtë gjykim.