VIDEO – Thaçi tregon çka bisedoi me Kancelaren Merkel

Pas konferencës së përbashkët që kishte me kancelaren gjermane, Angela Merkel, Presidenti Hashim Thaçi u shfaq edhe një herë për gazetarë.

Sot Thaçi u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel, e pas takimit të dy kishin një konferencë për media. Megjithatë presidenti u shfaq edhe një herë për gazetarë, duke treguar se çfarë u bisedua në takimin e tij me Merkel, shkruan rtv21.tv.

Temë debati ishin zhvillimet aktuale në Kosovë e rajon, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes Gjermanisë e Kosovës.

Në deklaratën e tij Thaçi flet edhe për bisedimin për liberalizimin e vizave, duke u përgjigjur edhe në pyetjen se kur do të liberalizohen vizat. Për këtë dhe pyetje të tjera ndiqeni paraqitjen e plotë të presidentit për media.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=191&v=46lKmEqJONA

09 Maj 2018 - 19:29

21Media 09/05/2018 - 19:29
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend