Policia e Shqipërisë - Foto: Facebook

VIDEO: Policia Shqiptare Ashpërson Kontrollet në Trafik

Një njësi e veçantë e policisë së Shqipërisë është krijuar së fundmi për të kontrolluar zonat në rrugën e kombit dhe shkeljet në trafik

Policia shqiptare njoftoj gjatë ditës, se me vendim të drejtorit të policisë është krijuar një njësi e veçantë e cila do kontrolloj trafikun.

Sipas njoftimit të policisë vetëm gjate ditës së djeshme njësia ushtroi kontroll në rrugën e Kombit, nga Tuneli Kalimash deri në Morinë, për zbatimin e normave të sjelljes.

Gjatë kontrollit sipas policisë janë hasur mjete me shpejtësi në kufijtë 130 – 170 km në orë ndërsa janë shqiptuar dhjetëra gjoba përfshirë  98 Leje Drejtimi, nga të cilat 63 prej tyre u përkasin shtetasve të huaj.