VIDEO - Fatmir Limaj Flet Pas Lirimit nga Akuzat për Rastin ’Bellanica’

Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, ku u shpall i pafajshëm në rastin “Bellanica”, Fatimir Limaj, theksoi se organi ndjekës nuk u bazuar në prova dhe fakte, por në emrin e tij.

Në emisionin “Argument Plus”, që transmetohet sonte në orën 21.30 në TV 21, Limaj theksoi se askush nuk mund të ndiqet për një vrasje, vetëm se kishte përgjegjësi komanduese për zonën ku është kryer vrasja.

“Çështja e drejtësisë nuk është thjesht me kry një punë, çështja e hetimit të së vërtetësë nuk është thjesht me kry një punë administrative, është më tepër se kaq’, tha Limaj për TV21.

“(Ky proces) ishte krejt i panevojshëm për faktin se të gjithë e kanë ditur, edhe organi i akuzës, edhe ne, edhe një jurist i thjeshtë e ka ditur që ky proces nuk ka asnjë provë, asnjë fakt”, shtoi ai.

“Si mundet të akuzojë dikush për përgjegjësi komanduese kur nuk dihet urdhëhrdhënësi. Poruroria e ka dëshmu vetë: nuk dihet kush e ka bërë krimin, ku ka ndodhë ai krim, kush e bëri dhe kush dha urdhër?”, pyeti Limaj

Ndiqeni më poshtë një pjesë të kësaj interviste: