Policia e Kosovës në aksion - Foto: KALLXO.com

Video: ‘Drejtësia në Kosovë‘ Shfaq Pamje Ekskluzive të Aksioneve të Policisë

Në edicionin e sontëm të emisionit “Drejtësia në Kosovë“ do të shfaqen pamje ekskluzive të aksioneve më të mëdha të Policisë së Kosovës gjatë vitit 2017 në luftën kundër krimit.

Në këtë emision do të shfaqen pamjet nga aksionet në luftën kundër trafikuesve të armëve.

Po ashtu, do të shfaqen filmime ekskluzive në luftën kundër drogës dhe aksione tjera të Policisë së Kosovës.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë“ shfaqet sonte në RTK në ora 22:20 dhe repriza të hënën në mesditë.