FOTO ARKIVA

Thaçi e Delawie Kritikojnë Deputetët Dembelë

Ligji që ishte në agjendë për t’u votuar sot u shty për një seancë tjetër meqë në kohën e votimit, të pranishëm në sallën e Kuvendit ishin vetëm 37 nga 120 deputetët.

Sipas Presidentit të vendit, mosmiratimi i Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale në Kuvendin e Kosovës “është kthim prapa në përpjekjet tona për forcimin e sundimit të ligjit”.

“Nuk është hera e parë që Kuvendi i Kosovës dështon miratimin e ligjeve të rëndësishme në mungesë të kuorumit. Përkundër respektimit të punës dhe pavarësisë së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, dështimet e kësaj natyre janë të pajustifikueshme”, tha Thaçi.

Edhe më i ashpër ka qenë ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili për këtë mungesë të deputetëve fajësoi liderët politikë të Kosovës.

I zhgënjyer që liderët e Kosovës nuk mundën t’i mbledhin votat për t’i mbyllur zbrazëtitë që lejojnë kriminelët e lidhur me politikën që të lirohen nga burgu”, shkroi Delawie në Twitter.