Spanja Pezullon Qeverinë e Katalonisë

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy i kërkoi sot Senatit të pezullonte funksionet e qeverisë katalanase në mënyrë që të thërrasë zgjedhje të reja për të penguar ndarjen e Katalonisë.

“Qeveria separatiste e Katalonisë nuk i la zgjedhje tjetër Madridit”, tha Rajoy, partia e të cilit disponon shumicën absolute në Senat, pas një seance të jashtëzakonshme të kabinetit të ministrave.

Katalania mbajti referendumin për pavarësi nga Spanja më 1 tetor.