Foto: Facebook

Shtyhet Gjykimi i Besnik Berishës për Pasaportat

Kryetarja e trupit gjykues, Nora Bllaca-Dula, mungoi për shkak se gjendet në një udhëtim zyrtar jashtë vendit.

Ish-zyrtari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Besnik Berisha, po akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për publikimin e procesit të punës së prodhimit të dokumenteve dhe shenjave të sigurisë të pasaportave, duke u ngarkuar për shpërdorim detyre dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare.

Prokuroria pretendon në aktakuzë se Berisha informacionet për prodhimin e dokumenteve dhe shenjave elementare të sigurisë së pasaportave biometrike-vendosjen e çipit, mënyrën e lansimit dhe qepjen e tyre i dha në emisionin “Interaktiv” të KTV-së më 4 shkurt 2015.

Aktakuza shpjegon se të dhënat që publikoi Berisha ishin klasifikuar si sekrete më 1 tetor 2013.

Aktakuza ndaj Berishës u ngrit në maj të vitit të kaluar.

http://kallxo.com/aktakuze-ndaj-besnik-berishes/

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë proces gjyqësor.

http://kallxo.com/gjykimi-besnik-berishes-per-sekretin-e-pasaportave/

Kur shpërtheu skandali i pasaportave biometrike pasi kompania austriake OeSd akuzoi Ministrinë e Punëve të Brendshme se nuk i ka marrë të gjitha paratë  për prodhimin e tyre, Besnik Berisha foli gjerësisht për këtë skandal për KALLXO.com.

http://kallxo.com/besnik-berisha-paralajmeron-padi-ndaj-bajram-rexhepit/