Shtyhet Diskutimi për Projektligjin e Regjistrimit

Projektligji ka të bëjë me regjistrimin e popullatës në katër komunat veriore të vendit që nuk morën pjesë në regjistrimin e popullsisë.

Deputetja Melihate Tërmkolli e kundërshtoi këtë projektligj, duke thënë se regjistrimi edhe nçë veri duhet të bëhet sipas ligjit të aplikuar në pjesë tjera të Kosovës, pasi tha se ato katër komuna janë pjesë e vendit.

Pas fjalëve të Tërmkollit u bë një debat i shkurtër rreth këtij projektligji.

Deputeti Shpejtim Bulliqi përshëndeti gatishmërinë e serbëve të veriut për t’u regjistruar, ndërsa edhe Adem Grabovci, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së e konsideroi Kosovën një dhe të pandashme

Në mbledhje nuk ishte i pranishëm Kryeministri Isa Mustafa për ta arsyetuar këtë projektligj, ndërsa Mustafa as nuk e kishte autorizuar dikë për ta bërë këtë arsyetim.

Me shtyrje u pajtua edhe Slavko Simiq, përfaqësues i Listës Serbe, duke e konsideruar projektligjin shumë të rëndësishëm.

Në mbledhje të Kuvendit ishin të pranishëm në këtë kohë vetëm 3 ministra.

kuvendi

Aktualisht po diskutohet Projektligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit në lexim të dytë.