Shpërthim në Bulevardin ‘Bill Clinton’ në Prishtinë, Ka të Plagosur

Një shpërthim ka ndodhur para afro gjysmë ore në kryeqytet, saktësisht në bulevardin “Bill Clinton”.

Sipas Policisë së Kosovës, nga ky shpërthim janë lënduar dy persona.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfrimuar zëdhënësja e Policisë Florie Ahmeti- Haziraj.

“Rreth orës 17;00 në lagjen “Bill Clinton”, Policia ka marrë informatë për një shperthim në një banesë. Njësitet e Policisë i janë përgjigjur menjëherë informacionit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga ky shpërthim janë lënduar dy persona të gjinisë femërore. Policia është duke e hetuar rastin”, tha Florie Ahmeti-Haziraj.

Sipas zëdhënëses, të lënduarat janë dërguar për trajtim mjekësor.