Nga një mbledhje e SBASHK-ut | Foto: KALLXO.com
SBASHK: 15 Mijë Mësimdhënës Kundër Testit të Performancës
15,372 mësimdhënës janë shprehur kundër mbajtjes së testit të performancës për mësimdhënës të paraparë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Sindikata e Bashkuar për Arsim dhe Kulturë ka prezantuar sot rezultatet nga votimi që kanë bërë mësimdhënësit që janë anëtarë në këtë sindikatë rreth qëndrimit të tyre mbi mbajtjen e testit të performancës.
Nga numri i përgjithshëm i anëtarëve , 150 mësimdhënës janë deklaruar pro mbajtjes së këtij testi.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj deklaroi se këto rezultate të votimit tregojnë qëndrimin e mësimdhënësve dhe sindikatës për testin që sipas tij është degradues.
“Mësimdhënësit nuk i frikësohen asnjëherë vlerësimit të performancës së tyre, por në mënyra të tjera e jo testimi me shkrim. SBASHK-u e kundërshton këtë test sepse është degradues, nënçmon diplomat dhe arritjet, nënçmon edhe vetë profesorët që na kanë dhënë mësim nëpër fakultete,” tha Jasharaj.
Në mbledhjen e sotme SBASHK-u gjithashtu riadresoi kërkesat e mëparshme për respektimin e neneve të kontratës kolektive të nënshkruara nga MASHT-i vitin e kaluar.
SBASHK-u bëri të ditur se i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit për kompensim prej 70 për qind të shpenzimeve të udhëtimit për mësimdhënësit që udhëtojnë, kompensimin për ushqim në vlerë prej 2 eurosh në ditë dhe pagesën e tre pagave për mësimdhënësit që dalin në pension.
SBASHK ka paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk realizohen në afat të shkurtër do të ndjekin rrugët ligjore për zbatimin e kontratës si tërësi.
KALLXO.com ka raportuar edhe për kërkesat e mëparshme të kësaj sindikate.

http://kallxo.com/sbashk-u-kunder-testimit-te-mesimdhenesve/