Foto: Ilustrim

Rrahu gruan pas konfliktit verbal

Një grua është rrahur nga burri i saj për një konflikti verbal.

Policia ka njoftuar përmes raportit të saj ditor, se dje rreth orës 18:30 në Pejë, një grua ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Deri te sulmi erdhi konflikti verbal mes tyre.

Bashkëshortja ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në qendrën e mbajtjes.