Goran Rakiq - Foto: Rtv21

Rakiq: Nuk do të Hapet Ura në Veri të Mitrovicës

Kryetari i Mitrovicës veriore, Goran Rakiq ka thënë se nuk ka hapje të urës kryesore në Mitrovicë.

Rakiq ka thënë se lajmi i publikuar se sot do të ketë hapje të urës është i rrejshëm dhe janë vetëm dezinformata.

“Ky është një lajm i rremë dhe dezinformatë në mënyrë që të prodhohet destabilizim në veri të Kosovës, si dhe të bëhet futja e trazirave në mesin e popullatës serbe”, ka thënë Rakiq për Tanjug.

Sot është paralajmëruar se do të hapet një urë në Mitrovicë e ndërtuar nga KFOR-i dhe FSK-ja.