Ndertesa e qeverisë, Prishtinë | Foto: Atdhe Mulla

Qeveria Jep Para për Doganën dhe Gjyqtarët

Në mbledhjen e sotme qeveria në detyrë miratoi dhënien e mjeteve financiare për Doganën e Kosovës dhe 85 gjyqtarë të krimeve të rënda.

Për doganën qeveria dha 42 mijë euro, ndërsa për shtesa dhe stimulim financiar të 85 gjyqtarëve të krimeve të rënda gjatë vitit 2017 u dhanë 321 mijë e 800 euro.

Njëri nga kushtet e mëhershme për liberalizim vizash ishte edhe transferimi i një numri gjyqtarësh në Departamentin e Krimeve të Rënda.

http://kallxo.com/demarkacioni-kusht-per-heqjen-e-vizave/