Kryeministri Haradinaj dhe Klubi i Prodhuesve Vendorë nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi. Foto: Kallxo.com

Prodhuesit Kosovarë Bëhen me Zyrë në Kryeministri

Qeveria e Kosovës nënshkroi memorandum mirëkuptimi me Klubin e Prodhuesve të Kosovës për hapjen e zyrës brenda Kryeministrisë për përkrahjen e prodhuesve vendorë.

NDËRLIDHUR

Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua nga Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryetari i Klubit të prodhuesve vendorë Astrit Shabani.

Kryeministri Ramush Haradinaj e falënderoi Klubin e Prodhuesve për një kërkesë të tillë duke ua mundësuar hapjen e zyrës me ekspertë të fushës së prodhimit.

“Ju keni kërku zyrën e prodhuesve në Kryeministri. Ne e kemi bërë një memorandum, qeveria e ka akreditu një ekip të ekspertëve për prodhuesit vendorë, ajo zyrë e ekspertëve do të nxjerrë vendime sa më të mira për juve. Unë e kam nderin si kryeministër me nënshkru këtë memorandum”, tha Haradinaj

Astrit Panxha drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Klubit të Prodhuesve Vendorë përveç hapjes së zyrës kërkoi nga Qeveria edhe rishikimin e ligjeve që kanë të bëjnë me tregtinë.

“Tash e tutje kemi edhe shumë kërkesa tjera. Prodhimi vendor është në krizë të thellë e nevojitet që shteti të marrë masa për të përkrahur prodhimin vendor andaj kërkojmë edhe rishikimin e Ligjit për Tregti të Brendshme, si dhe implementimet e ligjeve tjera për tregti të shkojnë gradualisht sipas kapaciteteve që ka Kosova, e jo sipas kapaciteteve që kanë vendet e zhvilluara te BE-së”, tha Panxha

12 Tetor 2017 - 11:26

Florina Ujupi 12/10/2017 - 11:26
NDËRVEPRIMI0