Astrit Panxha tregon si duhet të funksionojë reciprociteti me Serbinë

Astrit Panxha nga Klubi i Prodhusesve të Kosovës në Emisionin “Jeta në Kosovë” tha se kanë qenë disa implikime që i ka sjellë tarifa 100 për qind vendit, por edhe disa të mira.

“Për herë të parë që nga vitit 1999 Kosova ka pasur ulje të importit, që do të thotë se një pjesë e tyne janë zëvendësuar me produktet vendore, ka pasur rritje të kreditimit nga sektori bankar për sektorin e prodhimit, ka pasur rritje të investimeve kapitale, ka pasur rritje të konsumit të energjisë”, tha Panxha.

“Sektorin e prodhimit ka dalë pozitiv për Kosovë, por rritja kish me qenë më e madhe nëse ata s’i kishin zëvendësuar produktet e Serbisë me të shteteve të tjera”, shtoi Panxha.

Ai e dha edhe një rekomandim si duhet të funksionojnë reciprociteti me Serbinë.

“Serbia e përdor politikën e dekurajimit ndaj produkteve të Kosovës, por ne nuk duhet t’i vëmë vështirësi të lëndës së parë sepse e dëmtojnë prodhuesin tonë. Ne duhet t’i vëmë vështirësi produktit final”, tha Panxha.