Festivali i parë i Gastronomisë shqiptare do të mbahet në Berlin

Në ditën e dytë të konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa, B2B me temë ‘Diaspora si agjent ndërmjetësues për të bërit biznes në tregjet e huaja’, u tregua se gastronomia shqiptare do të jetë në tavolinat e qytetarëve të Berlinit në muajin nëntor të këtij viti.

Shumë lloje ushqimesh të përgatitura nga gastronomë shqiptarë do të servohen në festivalin e Gastronomisë Shqiptare në Berlin.

Drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, ka folur për Festivalin e Gastronomisë Shqiptare që do të mbahet në Berlin në nëntor të këtij viti në një hapsirë prej 6 mijë e 500 metra

Panxha se në restorantin e dizajnuar do të ekspozohen prodhimet e Kosovës.

“Kuzhina shqiptare është aq e pasur sa ne nuk dimë aq shumë për të. Tjetra, në këtë festival mendojmë të fillojmë një lëvizje, ku janë rreth 50 shefa kuzhinierë të kuzhinës shqiptare, të cilët do të prezantojnë, dhe shpresojmë që gastronomët do ta bëjnë atë zhvendosjen nga restorantet franceze, italiane, të hapin restorante shqiptare, sepse është ambasada dhe promovimi më i mirë i kulturës sonë përmes ushqimit”, tha Panxha.

Linku i konferencës