Posterë të Shumë Subjekteve Pranë Qendrës së Votimit

Posterë të disa subjekteve politike janë vendosur në kundërshtim me ligjin pranë Qendrës së Votimit 2005A në Prizren.

Kjo qendër është hapur në Gjimnazin “Gjon Buzuku”.

Postërët e vendosur janë të Koalicionit PAN, Vakat, por edhe të Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP).

Sipas ligjit, posterët nuk duhet të jenë më afër se 100 metra nga perimetri i derës së qendrës së votimit.

KALLXO.com ka shkruar sot edhe për raste tjera të posterëve pranë qendrave të votimit.

http://kallxo.com/posteret-e-kandidateve-afer-qendres-se-votimit-ne-gjilan/

http://kallxo.com/parregullsi-ne-hajvali/

Zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen sot, u caktuan pasi Kuvendi i Kosovës me një mocion mosbesimi rrëzoi qeverinë më 10 maj.

Të drejtë vote në zgjedhjet e 11 qershorit kanë 1 milion e 872 mijë e 941 votues në 889 qendra votimi.

Votues që kanë të drejtë vote për herë të parë janë 118 mijë e 448 persona, ndërsa nga listat janë larguar 33 mijë e 542 persona të vdekur.

Zgjedhjet do të monitorohen nga 30 mijë vëzhgues, 100 nga ta të BE-së.