Pamje nga aksidenti që ndodhi rreth një orë më parë afër liqenit të Badovcit - Foto: KALLXO.com

Policia Shton Masat e Kontrollit në Trafik

Aksidentet e shumta të cilat po ndodhin çdo ditë e kanë shtyrë Policinë e Kosovës të shtojë masat e kontrollit në trafikun rrugor dhe të aplikojë masën e tolerancës zero ndaj shkelësve të ligjit.

Departamenti i Përgjithshëm i Policisë njofton se për shkak të shtimit të numrit të automjeteve në qarkullimin rrugor dhe shtimit të aksidenteve kanë marrë masa shtesë me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve.

NDËRLIDHUR

“Policia e Kosovës edhe përkundër masave të ndërmarra në vazhdimësi me plane dhe detyra konkrete gjatë sezonit veror, referuar situatës së krijuar dhe humbjes së jetëve të njerëzve në trafik, ka marrë masa shtesë duke krijuar një TASK FORCË, e cila enkas do të merret vetëm me kontrollin, trajtimin dhe përmirësimin e nivelit të sigurisë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit qëllimi i kësaj Task Force është që përmes qendrave të komandës dhe kontrollit dhe zbatuesve të detyrave në rrugët e Kosovës, të ndikohet direkt në parandalimin e aksidenteve të trafikut rrugor, duke angazhuar sa më shumë personel të Policisë së Kosovës nga nivele dhe njësi të profileve të ndryshme, me prezencë më të shtuar dhe mbulim të terrenit 24/7 në të gjitha akset rrugore, duke aplikuar masën zero-tolerancë ndaj gjithë kundërvajtësve në trafik.

Në këtë program do të përfshihen njësi të ndryshme të Policisë.

Pak çaste më parë, KALLXO.com raportoi për një aksident në të cilin ishin të përfshira tri vetura me tabela të huaja.

http://kallxo.com/aksidentohen-tri-vetura-me-tabela-te-huaja-ka-te-lenduar/

01 Gusht 2017 - 17:35

Adelina Ahmeti 01/08/2017 - 17:35
NDËRVEPRIMI0

Policia Shton Masat e Kontrollit në Trafik

by Adelina Ahmeti
NA NDIQNI

Send this to a friend