Policia në trafik (Arkiv). Foto: Kallxo.com

Policia e Kosovës me video sensibilizuese për kujdes në trafik

Policia e Kosovës përmes një video sensibilizuese ka bërë apel te qytetarët për kujdes në trafik.

Përmes kësaj video, Policia ka këshilluar vozitësit të respektojnë shpejtësinë e lejuar në trafik dhe të mos përdorin telefonin gjatë vozitjes.

“Mos u ngut, humbe minutin, e jo jetën për minutin” dhe “Mos e përdor telefonin gjatë vozitjes, se mund t’ju kushtojë me jetë”, janë disa nga fjalitë apeluese.

Gjatë kësaj javë në Kosovë, kanë ndodhur disa aksidente trafiku me fatalitet.

Të mërkurën një aksident i rëndë në rrugën Ferizaj-Shtime, kanë vdekur katër persona, ndërsa dy të tjerë pësuan lëndime trupore. Policia njoftoi se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.

Ndërsa, dje, një tjetër aksident me fatalitet ka ndodhur në Hodonovc të Kamenicë ku si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë vdekur, ndërsa janë lënduar tre të tjerë.

Në mesin e të lënduarve ishte edhe një foshnjë 1-vjeçare e cila nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka vdekur gjatë së shtunës, në QKUK.

Videon mund ta shikoni KËTU.