Policia në trafik (Arkiv). Foto: Kallxo.com

Policia në Gjilan gjatës javës shqiptoi mbi 1200 gjoba për kundërvajtësit në trafik

Policia në Gjilan në kuadër të planit ‘Siguria në trafikun rrugor’, ka shqiptuar 1236 gjoba për kundërvajtësit në trafik

Sipas njoftimit këto gjoba janë shqiptuar gjatë periudhës kohore prei 9 qershor deri më 15 qershor 2023.

Po ashtu në kuadër të këtij plani janë hetuar nëntë aksidente të komunikacionit me dëme materiale, 18 aksidente me të lënduar, dhe janë konfiskuar 16 patentë shofer.

Sipas njoftimit, këto aktivitete janë zhvilluar në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna.

Njësitet policore të drejtorisë rajonale të Policisë Gjilan vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet, thuhet në komunikatë.