Droga e konfiskuar para dy ditësh nga Policia - Foto: KALLXO.com

Policia Kap Mbi 300 Kilogramë Drogë

Policia e Kosovës në një konferencë për media ka prezantuar drogën e konfiskuar gjatë një operacioni të zhvilluar dje në rajonin e Gjakovës dhe sot në rajonin e Ferizajt. Në këtë operacion janë konfiskuar mbi 300 kg drogë e llojit marihuanë.

Sipas Policisë, në Krushë të Madhe janë konfiskuar 134 kilogramë marihuanë, ndërsa në fshatin Bibaj 108 kilogramë.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar 9 persona. Shtatë janë dërguar në mbajtje e dy janë liruar në procedurë të rregullt.

Kjo është sasia më e madhe e drogës e konfiskuar gjatë një operacioni që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur Policia në pikën kufitare Dheu i Bardhë kishte kapur 240 kilogramë marihuanë, e cila besohej se ishte e destinuar për Zvicër.

http://kallxo.com/ne-gjilan-policia-thyen-rekordin-ne-konfiskim-te-droges/

Në shtator të vitit të kaluar në rubrikën “Policia” të emisionit “Drejtësia në Kosovë“ u transmetuan pamjet nga zbulimi i një laboratori të drogës në Pejë.