Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Policia Gjen Arsenal Armësh në një Veturë

Policia ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në fshatin Talinovc i Muhaxhirëve të Ferizajt të shtunën rreth orës 23:30 pasi që gjatë kontrollimit të veturës së njërit prej tyre janë gjetur dhe konfiskuar dy armë: EM 57, kal. 7.62 mm, një karikator me 7 fishekë, arma tjetër pa mbishkrime me dy karikatorë me 15 fishekë kal.7.65 mm, 9 fishekë 7.65 mm, 12 fishekë 7.62 mm, një thikë dhe 3 maska.

Më tej, Policia njofton se është kontrolluar shtëpia e njërit prej të dyshuarve me ç ‘rast janë gjetur dhe konfiskuar edhe një armë AK-47, tre karikatorë, 7 fishekë, një armë “Bereta”, një karikator me 8 fishekë dhe një shufër gome.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, një është në kërkim dhe dy të dyshuarit e tjerë janë liruar.