Policia Bllokon Lokalet e Miqve të Sami Lushtakut

Bab Club”-i njëri prej lokaleve të natës i bllokuar sot ndodhet përballë obeliskut “New Born” dhe nën hotelin “grand në qendër të kryeqytetit.

Ky lokal ishte privatizuar nga Xhevat Sadriaj, një biznesmen patundshërie dhe i industrisë së sigurimeve e sigurimeve në Zvicër, por mbahej i uzurpuar nga Rrustem Rukolli, pronari i Kompanisë “R&Rukolli”.

Drejtësia në Kosovë dhe Gazeta Jeta në Kosovë zhvilluan më herët hulumtime rreth këtij uzurpimi.

Bab Club – Në Pronën e Pushtuar Paligjshëm

Sipas këtyre hulumtimeve Rukolli ishte koordinator i mbrojtjes së sami Lushtakut në gjykimin për krime lufte të kryetarit të Skenderajt, për të cilin Lushtaku u dënua me 12 vjet burg.

Hulumtimi tregoi se kompania e Rukollit fitoi më herët tenderë nga Komuna e Skenderajt në vlerën e 5 milionë eurove dhe tenderë nga institucionet publike prej 15 milionë eurosh.

Policia e Kosovës sot është duke zhvilluar një aksion në 6 lokacione në Prishtinë dhe 7 në Ferizaj për zhbllokimin e pronave nën menaxhimin e AKP-së.

KALLXO.com gjatë tërë ditës është duke ju informuar për këto zhvillime.

http://kallxo.com/policia-ne-aksion-per-largimin-e-uzurpatoreve-nga-pronat-e-akp-se/

http://kallxo.com/bllokimi-nga-policia-lokalit-te-uzurpuar/