Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Polici Civil Plagos Grabitësin e Dyshuar të ‘Western Union’

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili ishte në rroba civile, ka gjuajtur në drejtim të njërit prej dy personave të maskuar që ishin duke grabitur një pikë të agjencisë së transferimit të parave ‘Western Union”.

NDËRLIDHUR

Ngjarja ka ndodhur sonte në lagjen “Bazhderhane” të Prizrenit rreth orës 19:30.

Rastin për KALLXO.com e konfirmoi edhe prokurorja e krimeve të rënda, Ervehe Gashi.

“Ka ndodhur një grabitje në një pikë të ‘Western Union’. Aty ka qëlluar një polic civil, i cili kur e ka parë ngjarjen ka reaguar, të dyshuarit kur e kanë parë këtë kanë gjuajtur në drejtim të policit, ky ka gjuajtur në fillim në tokë, e më pas në drejtim të njërit të dyshuar”, tha prokurorja Gashi për KALLXO.com.

Prokurorja tregoi se janë intervistuar dëshmitarët dhe e dëmtuara dhe se po mblidhen provat në vendin e ngjarjes, por edhe në një banesë ku i dyshuari i plagosur besohet se ka marrë ndihmën e parë.

Nuk ka të dyshuar dhe të arrestuar, tha prokurorja.

Grabitet Dega e ‘Western Union’

Ditë më parë është grabitur edhe një pikë e “Western Union” në Prishtinë.

 

13 Nëntor 2017 - 20:54

Petrit Kryeziu 13/11/2017 - 20:54
NDËRVEPRIMI0