Behgjet Pacolli | Foto: Facebook

Pacolli Kërkon Zëvendësimin e Enver Hasanit ne Komisionin e Venedikut

Pas aktgjykimit të shpallur nga Gjykata Themelore e Prishtinës kundër Enver Hasanit që u dënua me një vit burg me kusht për veprën penale mashtrimi në detyrë, zëvendës-kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka kërkuar Kryeministrit Ramush Haradinaj zëvendësimin e Hasanit në Komisionin e Venedikut.

Hasani në këtë komision përfaqëson Kosovën si ekspert-profesionist i pavarur i emëruar nga viti 2004.

Për Pacollin qëndrimi i Hasanit në këtë pozitë edhe pas dënimit është cenim i imazhit të Kosovës.

“Ministri Pacolli konsideron se mbajtja akoma në këtë rol përfaqësues me profil të lartë të një individi me këtë rekord njollosës dënimi cenon rëndë imazhin e Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Pacolli më tutje thotë se vetë Hasani duhet të japë dorëheqje nga përfaqësimi i Kosovës në Komisionin e Venedikut.

Pacolli në deklaratë ka treguar që Hasani duhet të zëvendësohet me një personalitet akademik të profilit më të lartë të mundshëm, në konsultim me qarqet universitare dhe profesionale të së drejtës.

Enver Hasani u dënua të mërkurën në lidhje me një tender të përkthimit të librave.

http://kallxo.com/denohet-enver-hasani/

Përjashtimin e Hasanit nga ligjërimi në Universitetin e Prishtinës e kërkoi edhe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA)