Autobusët e rinj të Trafikut Urban të Prishtinës - Foto: Facebook

Pa Konduktorë Autobusët e Trafikut Urban

Komuna e Prishtinës njofton se autobusët e Trafikut Urban janë duke qarkulluar sot pa konduktorë e pa arka fiskale, pasi ata janë pa pagesë.

“Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se transporti është falas në linjat publike, të Trafikut Urban. Pra, Qeveria e Kosovës subvencionon vetëm ato linja. Në autobusët e linjave tona publike, sot nuk ka as konduktorë e as arka fiskale, pikërisht që t’i shmangim gabimet eventuale”, thuhet në njoftimin e komunës.

Komuna njofton se “linjat private vazhdojnë të funksionojnë si çdo ditë tjetër”.

Komuna jep edhe një link në të cilin qytetarët mund të shohin vendndodhjen e autobusëve të trafikut urban.

Që nga sot qarkullimi i automjeteve është ndaluar në qendër të Prishtinës, por Prishtina vazhdon të kryesojë në botë për ajrin më të ndotur.