Medaljet | Foto: Facebook

Nora e Distria të Arta në Holandë

Xhudistja Krasniqi mposhti në finale me Ippon, Estrella Lopez, të Spanjës, në kategorinë -52 kg.

Kjo është medalja e dytë e artë e Distria Krasniqit, brenda një jave. Javën e kaluar fitoi në Evropianin U-23.

Pas Distria Krasniqit, edhe Nora Gjakova i ka sjellë medalje të artë Kosovës, nga Grand Prix-i i xhudos.

Nora në kategorinë -57 kilogramë, mposhti në finale gjermanen, Theresa Stoll.

Ky është një tjetër sukses i madh i xhudos, pasi vetëm një javë më parë fituan të artën dhe të argjendën në Kampionatin Evropian U-23.

Nesër, garon edhe xhudisti tjetër, Akil Gjakova./21Media