Nga 1 Familje në Ditë iu Shtua të Varfërve të Kosovës në 2016-ën

Nga paslufta në Kosovë, varfëria vazhdoi të jetë njëri nga armiqtë më të mëdhenj. Krahas pamjeve të përditshme rrugëve të qyteteve ku shpesh pasqyrohet varfëria, edhe shifrat zyrtare e tregojnë një gjë të tillë.

Familjet të cilat janë në varfëri, të përzgjedhur në përputhje me kriteret e parapara me ligj, u ofrohet ndihmë e përkohshme financiare bazuar në mjetet nga buxheti i vendit për këtë qëllim.

Familja me një anëtar gëzon të drejtën e ndihmës sociale prej 50 eurove, rreth 19 euro më shumë merr familja 2 anëtarëshe, 75 euro ndihmë sociale merr familja 3 prej anëtaresh. Deri në shumën maksimale prej 150 eurove  ndihmë sociale merr familja e cila i ka 15 anëtarë.

Shuma maksimale prej 150 eurove në muaj për 15 anëtarë po të ndahet i bie nga 10 euro për anëtar në muaj, apo më pak se 30 centë në ditë.

Më së shumti familje që marrin ndihmë nga shteti ka në Komunën e Mitrovicës- më tepër se 2 mijë. Në Prishtinë të varfra konsiderohen 1 mijë e 600 familje, ndërsa në Pejë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj,  Podujevë, Vushtrri, Gllogoc, Gjilan, Vushtrri, ndihma sociale marrin më shumë se 1 mijë familje.

Komuna e Mamushës ka më së paku familje që jetojnë në varfëri, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave -gjithsej 21 familje me 78 anëtarë.

Në nivel vendi, në Kosovë sipas raportit për mirëqenien sociale 2016 të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) thuhet se janë 26 mijë e 302 familje të varfra me gjithsej 107 mijë e 575 anëtarë që marrin ndihmë sociale në përputhje me ligjin në fuqi.

Me një llogaritje të thjeshtë i bie që 107 mijë e 575 anëtarë në numrin e përgjithshëm të banorëve rezidentë që deri në vitin 2015 janë mbi 1 milionë e 771  mijë, përbëjnë 6 për qind të popullsisë për të cilët shteti duhet të kujdeset për nevojat elementare të tyre.

Përveç varfërisë, Kosova po përballet edhe me “varfëri të statistikave” për varfërinë.

http://kallxo.com/ask-se-i-kerkohen-statistika-per-varferine/

Varfëria vazhdon të jetë armiku më i madh për mbijetesë që nga paslufta në Kosovë.

Varfëria e Epokës së Internetit

Komuna e Prishtinës ndau të mërkurën 50 banesa për familjet me kushte të rënda ekonomike në kryeqytet.

http://kallxo.com/komuna-e-prishtines-ndan-50-banesa-sociale/