Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Nesër Vendimi për Lutfi Dervishin

Urologut Lutfi Dervishi, i cili u arrestua dje pasi për disa muaj ishte në arrati, do t’i duhet të presë deri nesër për të kuptuar nëse do t’i caktohet masa e paraburgimit apo jo.

Këtë vendim e mori gjyqtarja e EULEX-it, Maria Tuma, e cila do te vendosë për kërkesën e prokurorit amerikan, Charles Hardaway.

Hardaway kërkesën e tij për caktimin e paraburgimit e ka arsyetuar me rrezikun e ikjes së të akuzuarit.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi avokati i Lutfi Dervishit, Valon Hasani.

Hasani arrestimin e cilësoi të kundërligjshëm pasi që sipas tij, fletarresti ishte tashmë i shfuqizuar dhe vetëm pasi e kishin kuptuar këtë ishte bërë një fletarrest i ri.

http://kallxo.com/lutfi-dervishi-dergohet-ne-burgun-e-dubraves/

Urologu Lutfi Dervishi u arrestua dje pas disa muajsh arratie, vetëm disa ditë pasi  Gjykata Supreme e ktheu në rigjykim Rastin “Medikus”, edhe pse dënimet e Themelores për këtë rast ishin vërtetuar edhe nga Apeli.

http://kallxo.com/supremja-kthen-ne-piken-zero-rastin-medikus/

Urologu Lutfi Dervishi ishte dënuar në vitin 2013 me 8 vjet burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës nën akuzën për krim të organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore, ndërsa këtë vendim ia vërtetoi në vitin 2016 edhe Gjykata e Apelit.

Seanca e sotme në rastin ndaj Lutfi Dervishit u mbyll për media.

http://kallxo.com/e-mbyllur-seanca-ndaj-lutfi-dervishit/