Isa Mustafa, kryetar i LDK-së. Foto: KALLXO.com

Mustafa Lavdëron Qeverisjen e Tij

Isa Mustafa shkroi sot në Facebook për rezultatet që qeveria e drejtuar prej tij i ka arritur.

“Kjo Qeveri rriti deri në 65% pensionet kontributdhënëse dhe 25% asistencën sociale. Kjo Qeveri nisi dhënien e pensioneve për veteranët e UÇK-së, çështje e premtuar dhe e zvarritur 15 vjet”, shkroi Mustafa.

Ai përmendi edhe sigurimet shëndetësore, ndërsa premtoi rritje të mirëqenies.

“Përfunduam përgatitjet dhe fillojmë me sigurimet shëndetësore nga 1 korriku 2017. Mirëqenia sociale po rritet dhe do të ngritet”, shkroi Mustafa.

Dje, pasi pati një bisedë telefonike me zyrtarin amerikan Hoyt Yee, Mustafa paralajmëroi mbledhje të qeverisë të hënën, gjatë së cilës tha që marrëvëshja për demarkacionin do t’i dërgohet kuvendit për ratifikim.

http://kallxo.com/mustafa-demarkacioni-shkon-te-henen-kuvendit/

Po dje opozita mblodhi më shumë se 40 nënshkrime për mocionin e votëbesimit të qeverisë, ndërsa të mërkurën u caktua senca e jashtëzakonshme e Kuvendit për këtë mocion.

http://kallxo.com/opozita-shpreson-rrezimin-e-qeverise/

Katër deputetë të PDK-së e nënshkruan kërkesën opozitare për mocion, duke shkelur një pikë të koalicionit qeverisës PDK-LDK, e cila ua ndalonte këtyre partnerëve përkrahjen e mocioneve të të tjerëvë për rrëzim të qeverisë së koalicionit.

http://kallxo.com/pdk-e-shkel-marreveshjen-e-koalicionit-ldk-ne/

KALLXO.com shkroi dje edhe për deklarata të kundërta të përfaqësuesve të PDK-së e LDK-së pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

http://kallxo.com/fjalet-e-kunderta-te-partnereve-pdk-ldk/

PDK-ja dje nuk i përjashtoi edhe zgjedhjet si opsion, ndërsa LDK-ja tha se nuk u frikohet zgjedhjeve.

http://kallxo.com/pdk-ja-nuk-perjashton-zgjedhjet-si-opsion/

http://kallxo.com/beqiri-nuk-u-frikesohemi-zgjedhjeve/