Nga aksioni i policisë për arrestimin e të dyshuarve për sulmin në Kuvend | Foto: KALLXO.com

Motori dhe Telefoni Rëndojnë mbi të Arrestuarit

Provat rreth shitjes së motoçikletës dhe një telefoni Samsung  besohet se janë provat kyçe të cilat prokuroria e shtetit do i përdor ndaj gjashtë aktivistëve të arrestuar dje për sulmin në Kuvend.

Prokuroria e shtetit ka kërkuar paraburgimin prej 30 ditësh për gjashtë të arrestuarit e djeshëm për sulmin me raketahedhës në Kuvendin e Kosovës që ndodhi më 4 gusht.

Në mesin e provave të cilat prokuroria beson se janë dëshmi se grupi organizoi sulmin është shitblerja e telefonit i cili besohet se u përdor për të lëshuar komunikatën  me të cilën një ditë më vonë ishte marrë përgjegjësia për sulmin.

KALLXO.com ka siguruar të dhëna nga kërkesa e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit.

Në kërkesën e tij prokurori pretendon se ka prova se të pandehurit janë përgjegjës për sulmin, mirëpo nuk specifikon veprimet e ndërmarra nga grupi.

Në kërkesë si prova paraqiten vëzhgimet të cilat policia i ka kryer gjatë lëshimit të komunikatës e cila merrte përgjegjësinë për sulmin.

Komunikata  besohet të jetë lëshuar duke përdorur një telefon “Samsung” i cili ishte blerë në Sheshin “Skënderbeu” prej njërës nga anëtaret e grupit.

Prokuroria pretendon se dëshmitarët e kanë identifikuar blerësen e telefonit duke intervistuar disa dëshmitarë të rasti, e po ashtu duke përdorur kamera të sigurisë të asaj zone.

Po ashtu kërkesa sqaron se prokuroria ka të dhëna se tre nga të arrestuarit kishin blerë  motoçikletën e cila më pas ishte përdorur për kryerjen e sulmit, mirëpo pa e specifikuar nëse tre të pandehurit e kishin vozitur motoçikletën atë natë.

Në kërkesën e prokurorisë e cila i është dorëzuar gjykatës nuk përshkruhen veprimet e secilit prej të arrestuarve veç e veë duke lënë pikëpyetje rreth rolit të cilin e ka luajtur zëdhënësi i “Vetëvendosjes” Frashër Krasniqi emri i të cilit nuk përmendet në asnjë moment në arsyetimin e prokurorit për masën e sigurisë.

Gjashtë persona u arrestuan dje në një aksion të përbashkët të policisë e prokurorisë në lidhje me sulmin në Kuvend më 4 gusht.

http://kallxo.com/gjashte-te-arrestuar-per-sulmin-ne-kuvend/

Këto dy institucione edhe në një konferencë për gazetarë paraqitën fotografi të ndërlidhjes së të arrestuarve me këto sulme, ndërsa thanë se kanë prova të mjaftueshme kundër tyre.

http://kallxo.com/policia-grupi-kreu-dhe-organizoi-sulmin-ne-kuvend/

Vetëvendosja po dje rastin e burgosjes së gjashtë aktivistëve të saj e cilësoi inskenim.

http://kallxo.com/vetevendosje-arrestimet-akt-perndjekjes-se-kundershtareve-politike/

Të arrestuarit po dyshohen për veprën penale të terrorizmit, ndërsa dje për KALLXO.com folën avokatët e tyre.

http://kallxo.com/flasin-avokatet-e-te-arrestuarve-per-sulmin-ne-kuvend/