Ministrja Hoxha Premton Përkrahje për Gjykatën e Gjakovës

Dhurata Hoxha premtoi se si ministre e Drejtësisë do ta përkrahë Gjykatën e Gjakovës për përmirësimin e kushteve, rritjen e buxhetit e plotësimin e numrit të gjyqtarëve.

Në kuadër të vizitave që po u bën gjykatave të vendit, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot e vizitoi Gjykatën Themelore të Gjakovës.

NDËRLIDHUR

Ministrja Hoxha u njoftua me sfidat e kësaj Gjykate dhe premtoi përkrahje për përmirësimin e kushteve të punës.

“Nga kryetari i Gjykatës u njoftova për sfidat me të cilat po ballafaqohen këtu, specifikat e punës së tyre… E potencova faktin se si ministre e Drejtësisë do ta kenë përkrahjen time të fuqishme në punën e tyre të përditshme si dhe për përmirësimin e kushteve, rritjen e buxhetit, plotësimin e numrit të gjyqtarëve, gjithashtu edhe të rritjes së pavarësisë dhe ngritjes së efikasitetit dhe llogaridhënies nëpër gjykata”, tha ajo.

Ndërsa, kryetari i kësaj Gjykate, Vaton Durguti, tha se e ka njoftuar ministren Hoxha për sfidat e këtij institucioni, me theks të veçantë për numrin e vogël të gjyqtarëve.

“Sfidat në veçanti janë rritja e numrit t[ gjyqtarëve dhe t’i plotësojmë ato të cilat janë veç vakant në ditën e sodit. Dhe, normalisht synimi jonë i përgjithshëm është që pritshmëria e qytetarëve për rastet të cilat i kanë para kësaj gjykate të jetë sa më e vogël”, tha Vaton Durguti.

Ministrja Hoxha dhe kryetari Durguti vizituan ambientet e Gjykatës për t’u njohur më për së afërmi me kushtet e saj.

22 Shkurt 2017 - 20:11

Lekë Muqaj 22/02/2017 - 20:11
NDËRVEPRIMI0

Ministrja Hoxha Premton Përkrahje për Gjykatën e Gjakovës

by Lekë Muqaj
NA NDIQNI

Send this to a friend