Ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zakharieva - Foto: Rtv21

Ministrja e Jashtme Bullgare Sot për Vizitë në Kosovë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, sot do të qëndrojë në Kosovë.

Ajo fillimisht do të takohet me kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Shefja e diplomacisë bullgare pritet të takojë edhe përfaqësues të tjerë institucioneve të Kosovës. /21Media