Zëvendës Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markovic | Foto: Qeveria e Malit të Zi

Mali i Zi Uron ‘Liberalizimin e Vizave’ për Kosovën

Menjëherë pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij malazez, Filip Vujanoviq nënshkruan një deklaratë të përbashkët lidhur me çështjen e demarkacionit, Qeveria e Malizt të Zi ka uruar për liberalizimin e vizave.

Në një postim në Twitter, Qeveria malazeze uron liberalizimin e vizave.

“Urime miqve dhe partnerëve tanë Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri veseli dhe qytetarëve të Kosovës për liberalizimin e vizave. Kemi bërë një punë të shkëlqyeshme në interes të qytetarëve dhe vendeve tona”, thuhet në deklaratën e qeverisë së Malit të Zi.

Në deklaratën e përbashkët parashikohet ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit dhe pastaj ekziston si mundësi korrigjimi i tij duke tentuar kështu një zgjidhje për çështjen e demarkacionit që kishte mbetur peng, duke qenë edhe një ndër kushtet e mbetura për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pas arritjes së kësaj marrëveshje, Kryeministri Malazez, Dushko Markoviq, doli me një deklaratë ku thotë se qëllimi i vizitës së tij ishte pikërisht gjetja e një zgjidhje për demarkacionin.

“Vizita ime në Kosovë kishte për qëllim arritjen e këtij momenti, i cili ndoshta ose do të duhej të mundësonte ratifikimin në Kuvendin e Kosovës dhe zbatimin e tij në fazën e ardhshme. Dua t’ju them se gjatë dy ditëve të fundit, në frymën e interesit dhe interesit tonë të përbashkët të Komisionit Evropian dhe Bashkimit Evropian, kemi pasur bisedime intensive me zyrtarët e Kosovës. Gjatë dialogut, Mali i Zi shprehu gatishmërinë për të ndihmuar autoritetet e Kosovës për të krijuar një mjedis të përshtatshëm politik me qëllim ratifikimin e marrëveshjes kufitare”, shkroi Markoviq.

 

http://kallxo.com/thaci-e-vujanoviq-deklarate-te-perbashket-per-demarkacionin/