'Lutjet e Mëngjesit' më afër Kosovës, Veseli në Tiranë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të udhëtojë nesër për në Shqipëri, i ftuar në Lutjet e Mëngjesit, të cilat sivjet mbahen në kryeqytetin shqiptar.

Siç njofton zyra për media e kuvendit, ky aktivitet është organizuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në të cilin pritet të marrin pjesë kryetarë të parlamenteve nga vendet e rajonit dhe të ftuar të tjerë të shumtë.

“Gjatë vizitës në Shqipëri, kryeparlamentari Veseli do të pritet në takime të veçanta edhe nga krerët e shtetit”, thuhet në njoftim.