Lirohet Personi që Sulmoi Albin Kurtin
Personi që sulmoi me vezë ish-kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, është liruar në procedurë të rregullt.
Lajmin për lirimin e personit që me vezë e qëlloi deputetin Kurti e konfirmoi për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe në konsultim me prokurorin e rastit, ky rast shkon në procedurë të rregullt”, tha Hoxha.
Sulmet me vezë në shenjë proteste i kanë nisur pikërisht deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Shënjestra e parë e sulmit të tillë ka qenë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Më pas, disa persona publikë, ndër të cilët edhe ministrat Hajredin Kuçi, Memli Krasniqi, Arban Abrashi, zëvendësministri Petrit Selimi, si dhe këshilltari i kryeministrit, Bajram Gecaj, ishin sulmuar me vezë.
Albin Kurti ishte politikani i parë nga radhët e opozitës që u përball me një sulm të tillë. E kjo ndodhi të premten në hyrje të Kuvendit të Kosovës.
http://kallxo.com/sulmohet-me-veze-albin-kurti-ne-oborr-te-kuvendit/
Ndonëse Kuvendi i Kosovës ishte nën masa të rrepta sigurie, dy persona gjuajtën me vezë në drejtim të Kurtit, ndërsa edhe pse Kuvendi ishte pothuajse i rrethuar nga forcat e policisë, vetëm njëri nga të dyshuarit u kap nga policia.
http://kallxo.com/arrestohet-i-dyshuari-per-sulm-me-veze-ndaj-albin-kurtit/ [interaction id=”56ca1ce78f0287d70a576f6a”]