Lirohet nga Akuza Zyrtarja e Komunës së Gjakovës

Sipas Gjykatës Themelore në Gjakovë nuk janë vërtetuar akuzat ndaj të pandehurës.

“Në mbështetje të nenit 364 të Kodit të Procedurës Penale lirohet nga aktakuza me çka kishte për të kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, lexoi aktgjykimin gjykatësi Gëzim Pozhegu.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Elida Bejtullahu me qëllim të përfitimit pasuror i refuzoi lejen e ndërtimit Hasan Berishës, edhe pse ai i plotësoi kriteret për të.

Aktakuza precizon se vendimi i nënshkruar nga Bejtullahu u mor pasi kundër ndërtimit të objektit banesor nga Hasan Berisha u deklaruan me një peticion gjashtë nga fqinjët e tij.

Në aktakuzë përmendet edhe vendimi i pazbatuar në afatet e përcaktuara ligjore të Ministrisë së Ambientit që kërkon “të shfuqizohet aktvendimi i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Gjakovë dhe lënda të rishqyrtohet”.

KALLXO.com kishte raportuar në vazhdimësi për këtë rast. Raportet mund t’i gjeni në këtë link.

http://kallxo.com/denoncuesit-te-korrupsionit-refuzohet-ndertimi/