Pal Lekaj - Foto: KALLXO.com

Lekaj: VV e LDK Penguesit e Formimit të Institucioneve

Përfaqësuesi i AAK-së në takimin konsultues të thirrur nga kryesuesi i Kuvendit të Kosovës ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe LDK-në se janë pengesë e formimit të institucioneve.

NDËRLIDHUR

“Ju ishit prezentë në takim dhe u pa kush është pengese e formimit të institucioneve”, tha Lekaj pas përfundimit të takimit.

“Ne paraprakisht nuk kemi pranuar që të thirret seanca pa u konsultuar dhe ajo ka ndodhur. Nuk do të marrim pjesë nesër si PAN dhe nuk do të propozojmë kandidatin tonë për kryetar të Kuvendit. Ne e bëjmë të qartë që na duhet edhe një takim në një format të tillë, të konsultohemi dhe të caktojmë seancën për javën e ardhshme”, theksoi Lekaj.

09 Gusht 2017 - 11:33

Adelina Ahmeti 09/08/2017 - 11:33
NDËRVEPRIMI0