Lutfi Zharku, LDK. Foto: Kallxo.com

LDK Insiston se Nuk ka Marrë Donacione Private

Në debatin e emisionit “Jeta në Kosovë” rreth financimit të partive politike, Zharku i cili është edhe ministër për Infrastrukturë në qeverinë e Kosovës, tha se sa i takon raportit financiar, LDK ka qenë transparente dhe raporti është i publikuar në ueb- sajtin e LDK-së.

“Unë mendoj se edhe atëherë kanë qenë shumë publike raportet financiare të LDK-së. Ju kemi përshtat ndryshimeve në ligj që na obligojnë me i shpall në uebfaqe. Raporti i vitit 2014-  2015 ka qenë në faqen e LDK-së”, tha Zharku.

I pyetur në lidhje me ueb- sajtin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Zharku tha se sajti është lansuar para disa muajsh.

“Nuk e di se sa muaj por është lansu dhe raportet financiare janë publike në faqen e LDK-së. Prapë mendoj se mënyra më e mirë për me i publiku raportet financiare përmes KQZ. Ne i kemi kërku KQZ t’i bëjnë raportet e LDK-së publike”, shtoi ai.

LDK i ka publikuar raportet financiare, por në to ka paraqitur vetëm paratë që merr nga buxheti i Kosovës e jo edhe ato nga donatorët eventualë privatë, gjë që ka ngjallur pakënaqësi te Zyra e BE-së në Kosovë.

Por Zharku insistoi se LDK nuk ka marrë donacione private.

“LDK nuk ka marrë asnjë cent donacion nëse nuk janë aty”, tha Zharku.

Ai tha se LDK i ka të kursyera mbi 400 mijë euro nga paratë që ka marrë nga buxheti i vitit të kaluar, e të cilat do t’i përdorë për fushatën për zgjedhjet lokale të këtij viti.

Deklaratën e Lutfi Zharkut mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm:

Raportet financiare të publikuara nga partitë politike mund t’i gjeni në linqet e mëposhtme:

Raportet financiare të PDK-së

Raportet financiare të LDK-së

Raportet financiare të NISMA-s

Raportet financiare të Vetëvendosje-s