Kuletat e Partive Politike, Sonte në ‘Jeta në Kosovë’

Sonte në emisionin “Jeta në Kosovë”, në orën 20:15 në RTK do të debatohet për raportet financiare të subjekteve politike, donacionet për subjektet politike, dhe (mos)transparencën e tyre ndaj qytetarëve.

Sa para marrin nga buxheti partitë politike dhe pse kanë hezituar deri tani ta bëjnë publike mënyrën se si janë shpenzuar këto para?

NDËRLIDHUR

Në këtë emision, të ftuarit që janë përfaqësues të partive politike, shoqërisë civile dhe Bashkimit Europian flasin se sa janë transparente subjektet politike ndaj qytetarëve prej të cilëve kërkojnë votën.

Sa kanë marrë donacione nga kompanitë dhe sa tenderë kanë fituar ato kompani, kur pushtetin e ka marrë partia që ato kanë financuar?

Çfarë thotë përfaqësuesi i Bashkimit Europian për transparencën dhe raportet financiare të subjekteve politike?

Cila parti politike ishte më transparentja në lidhje me raportin financiar?

A duhet a nuk duhet të ketë donacione nga biznese të ndryshme e persona individual subjektet politike.

Sa paguhen deputetët e Kuvendit të Kosovës?

Për këtë temë do të flasin: Basri Musmurati (PDK), Lutfi Zharku (LDK), Shyqyri Bytyçi (NISMA), Arton Demhasaj (Çohu), Miradije Mavriqi (KQZ) dhe Tomas Njoki (Zyra e BE-së në Kosovë).

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet sonte në RTK në orën 20:15 ndërsa repriza të hënën në mesditë.

09 Shkurt 2017 - 17:19

Kallxo 09/02/2017 - 17:19
NDËRVEPRIMI0

Kuletat e Partive Politike, Sonte në ‘Jeta në Kosovë’

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend