Artan Demhasaj, Organziata 'Çohu'. Foto: Kallxo.com

Refuzimi i Partive për ta Treguar ‘Kuletën’

“Ne vazhdimisht kemi bërë kërkesa për qasje në dokumente të partive politike për të pasur raportet financiare të tyre. Këtë e kemi bërë që nga 2012 e tutje dhe kemi hasur në mospërgjigje qoftë edhe negative nga partitë politike”, tha Demhasaj.

Ai shtoi se vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka treguar gatishmërti për t’i publikuar pasqyrat financiare.

“E vetmja parti e cila na u ka përgjigjë në lidhje me të dhënat që kemi kërkuar ka qenë Lëvizja Vetëvendosje. Partitë tjera na kanë refuzu, nuk na kanë dhanë këto të dhëna”, shtoi ai.

Financat e partive politike janë bërë temë javëve të fundit kur Bashkimi Europian kërkoi nga partitë që t’i publikojnë ato.

Ddehmasaj tha se kërkesa për të pasur qasje në raportet financiare të partive politike ka pasur edhe përmes KQZ, por tha se edhe ky institucion u ka mbyllur derën.

“Në fund të vitit 2014 kemi kërku të dhëna për raportet financiare, i kam edhe të gjitha shkresat që i kemi bërë partive politike, kemi kërku edhe përmes KQZ-së. KQZ ka thënë se ligji nuk na lejon t’i japim, partitë politike munden me ua dhënë. Nëse ligji nuk e ka ndalu që duhet të publikohen raportet financiare të partive politike ato është dashtë të jenë publike”, shtoi Demhasaj.

Deklaratën e Artan Demhasajt mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

Raportet financiare të publikuara nga partitë politike mund t’i gjeni në linqet e mëposhtme:

Raportet financiare të PDK-së

Raportet financiare të LDK-së

Raportet financiare të NISMA-s

Raportet financiare të Vetëvendosje-s