Mashtrimet për Sigurimet Shëndetësore

Fillojmë me sigurimet shëndetësore nga 1 korriku 2017

Isa Mustafa, Korrik 2017

Rrenë e kryptë

“Kanë me nis me 1 janar 2017”, pati thënë Ministri në largim i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, duke iu referuar mbledhjes së premiumeve për sigurimet shëndetësore.

E kishte përsëritur të njëjtën deklaratë edhe disa herë gjatë muajve në vijim. Në muajin nëntor të vitit 2016, Rrahmani kishte thënë se janë bërë pothuajse të gjitha përgatitjet e nevojshme për të filluar mbledhja e premiumeve dhe se shumë shpejt do të shihen edhe rezultatet e para të këtij procesi.

Isa Mustafa: Përfunduam përgatitjet dhe fillojmë me sigurimet shëndetësore nga 1 korriku 2017.

Vlerësimi: Tre ministra e kryeministri kanë thënë të pavërteta sa i përket sigurimeve shëndetësore. Duke e prezantuar si shpëtim për sektorin e sëmurë të shëndetësisë, udhëheqësit duke gënjyer në vazhdimësi e kanë mashtruar qytetarin e Kosovës. Mashtrimi ka qenë i vazhdueshëm. Në mungesë të transparencës, deri më sot ende nuk dihet nëse vërtetë institucionet janë gati të fillojnë sigurimin shëndetësor.

  • E Vërtetë

  • Pjesërisht E Vërtetë

  • Me Kos

  • Rrenë

  • Rrenë e kryptë

  • Qëndrim i ndërruar

  • Hetimet vazhdojnë

Por, zotimet e tij nuk u realizuan, pasi me datën 1 janar nuk filloi mbledhja e premiumeve.

Rrahmani u arsyetua se prolongimi u bë me rekomandimin e shumë palëve. “Të gjithë duhet ta dinë, se nuk ka mundësi buxhetore që të krijohet një fond i tillë që sot të fillojë mbledhja dhe në atë kohë të fillojë edhe marrja e shërbimeve. Duhet të jetë një periudhë e grumbullimit të fondit dhe më pas edhe ofrimi i shërbimeve. Mbledhja e premiumeve nuk do të fillojë. Duke marrë për bazë rekomandimet e donatorëve, shoqërisë civile dhe grupeve të interesit kemi ardhur në një përfundim që nuk është kohë e përshtatshme data 1 janar 2017”, pati thënë Rrahmani për Radion Europa e Lirë.

E kryeministri Isa Mustafa kishte thënë se ende nuk janë gati të fillojnë me mbledhjen e premiumeve për sigurimet shëndetësore.

Disa muaj me vonë, Mustafa siguroi se deri në datën 1 korrik do të aktivizohet Fondi.

“Përfunduam përgatitjet dhe fillojmë me sigurimet shëndetësore nga 1 korriku 2017. Mirëqenia sociale po rritet dhe do të ngritet”, pati thënë Mustafa më 6 maj të këtij viti në rrjetin e tij social në facebook.

Por gjërat ndryshuan atëherë kur u rrëzua Qeveria Mustafa në Kuvendin e Kosovës. Kur erdhi 1 korriku Qeveria ishte në largim shtyrjen e kërkoi vetë Kryeministri në detyrë Isa Mustafa dhe tha se data për mbledhjen e premiumeve duhet të caktohet nga Kuvendi i ri që do të krijohet pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Imet Rrahmani, Ministër i Shëndetësisë në Qeverinë në largim, pati thënë se gjashtë muaj pas fillimit të mbledhjes se premiumeve qytetarët do të fillojnë të gëzojnë benefitet e sigurimeve.

Neni 12 i ligjit për sigurime shëndetësore thotë se para se të fillohet shfrytëzimi i të drejtave nga sigurimi shëndetësor i obligueshëm, premiumi duhet të paguhet me kohë për të paktën tre muaj radhazi pa ndërprerje ose për gjashtë muaj me ndërprerje brenda dymbëdhjetë muajve të fundit.

Ligji specifikon qartë se qytetarët dhe banorët me sigurim shëndetësor të obligueshëm kanë të drejtë në shërbimet shëndetësore nga Lista e shërbimeve të kujdesit shëndetësor themelor me kusht që të kenë paguar premiumin në pajtim me ketë ligj ose të jenë të përjashtuar nga ky obligim.

E sa më shumë të shtyhet ky proces qytetarët vlerësojnë se kaosi në shëndetësi vetëm sa do të thellohet pasi që njihet se shërbimet nuk janë të një niveli të kënaqshëm.

Besim Kodra nga Shoqata për të drejtat e pacienteve tha për Kallxo.com se rimbursimi i barnave do të fillojë tek pas 3 muajve nga mbledhja e premiumeve. Sipas tij rimbursimi nuk do të bëhet për të gjitha barnat jashtëspitalore.

“Kjo për ne paraqet një padrejtësi të madhe ndaj pacientëve, sepse ata e paguajnë premiumin e plotë dmth 7% kurse qeveria i kompenson ata vetëm për 4 barëra”

Kjo Shoqatë kishte paralajmëruar edhe më herët se qeveria nuk është gati të fillojë me sigurimet shëndetësore.

Dështimi për sigurimet shëndetësore nuk është vetëm i Rrahmanit, pasi edhe dy ministra para tij kishin premtuar se do të fillojnë implementimin e sigurimeve shëndetësore. Të tre u zotuan dhe dështuan njësoj.
http://kallxo.com/krypometer/rrenat-per-sigurimet-shendetesore/