array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Rrenat për Sigurimet Shëndetësore

Deklarata

“Unë jam duke punu me kabinetin edhe strukturat tjera në Ministri të Shëndetësisë që detyrimisht ne të arrijmë në fund të vitit tjetër, në pjesën e dytë të vitit 2016 të kemi sigurime shëndetësore. A do të jetë korriku, a do të jetë shtatori nuk mund ta them tash, sepse nuk varet vetëm nga Ministria e Shëndetësisë”, pati deklaruar Rrahmani, në muajin korrik të 2015-ës.

Imet Rrahmani

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Deklarata e ministrit të Shëndetësisë Imet Rrahmani është vlerësuar si rrenë e kryptë, pasi sigurimet shëndetësore nuk kanë nisur në vitin 2016. Për më tepër, mbledhja e premiumeve e planifikuar të nisë më 1 janar 2017 është shtyrë për muajin korrik. Pra, në rastin më të mirë, sigurimet shëndetësore do të mund të fillojnë në vitin 2018.

Artikulli

Ligji për Sigurimet Shëndetësore fillimisht ishte miratuar nga Kuvendi I Kosovës në vitin 2007. Por, atë nuk e kishte nënshkruar Joachim Rücker, shefi i misionit të atëhershëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Kuvendi i Kosovës në muajin prill të vitit 2014 e kishte miratuar një Ligj të ri për Sigurimet Shëndetësore.

Qëllimi i tij është që të rregullojë themelimin, organizimin, funksionimin dhe financimin e sistemit publik të sigurimeve shëndetësore si dhe të drejtat dhe obligimet e palëve të përfshira.

Por, deri më sot ky ligj  nuk është zbatuar.

Zotime për funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore datojnë shumë më herët dhe janë bërë edhe nga ministra tjerë të shëndetësisë.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ferid Aganin në vitin 2014 pati premtuar se në vitin 2015 do të fillojë mbledhja e premiumeve, të nevojshme për mbushjen e fondit për sigurimet shëndetësore. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Premtimet kanë vazhduar edhe në qeverinë aktuale, ku ministër i Shëndetësisë është Imet Rrahmani. Ai fillimisht ishte treguar i sinqertë, duke thënë se nuk do të ketë sigurime shëndetësore në vitin 2015.

Me këtë Rrahmani e ka nxjerrë ne rrenë ish-ministrin Agani, i cili kishte premtuar se sigurimet shëndetësore do të startonin në vitin 2015.

Rrahmani, në një intervistë për “EkonomiaOnline”, është zotuar se sigurimet shëndetësore do të startojnë në vitin 2016.

“Unë jam duke punu me kabinetin edhe strukturat tjera në Ministri të Shëndetësisë që detyrimisht ne të arrijmë në fund të vitit tjetër, në pjesën e dytë të vitit 2016 të kemi sigurime shëndetësore. A do të jetë korriku, a do të jetë shtatori nuk mund ta them tash, sepse nuk varet vetëm nga Ministria e Shëndetësisë,” tha Rrahmani.

Ministri Rrahmani pasi ka dështuar të realizojë atë që kishte premtuar, ka dhënë edhe një datë tjetër se kur do të fillojnë sigurimet shëndetësore.

“Kanë me nis me 1 janar 2017 grumbullimi (i premiumeve). Na duhet një periudhë disamujore, ndoshta gjashtë muaj apo shtatë, deri sa të fillojmë me dhënien e shërbimeve të para. Kemi mangësi, është e vërtetë grumbullimi është fazë tjetër, dhënia e shërbimeve diçka tjetër. Shërbimi mund të fillojë të jepet disa muaj pas fillimit të grumbullimit,” ka thënë Rrahmani.

Ai sërish nuk e ka thënë të vërtetën, pasi Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, theksoi se mbledhja e premiumeve do të nisë në pjesën e dytë të vitit 2017.

“Në shëndetësi, kemi bërë punë shumë të madhe në përgatitjen e fillimit të funksionalizimit të sigurimeve shëndetësore të cilat do të startojnë nga mesi i vitit të ardhshëm. Kemi filluar punën në ndërtimin e disa objekteve shëndetësore të rëndësishme, siç është fjala për objektin e Emergjencës në Prishtinë dhe spitalet rajonale në disa qendra”, ka thënë Mustafa në konferencën përmbyllëse të vitit 2016.

Deklarata e ministrit të Shëndetësisë Imet Rrahmani është vlerësuar si rrenë e kryptë, pasi sigurimet shëndetësore nuk kanë nisur në vitin 2016. Për më tepër, mbledhja e premiumeve e planifikuar të nisë më 1 janar 2017 është shtyrë për muajin korrik. Pra, në rastin më të mirë, sigurimet shëndetësore do të mund të fillojnë në vitin 2018.

Te qëllimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore, thuhet se është për sigurimin e qasjes universale të qytetarëve dhe banorëve të Kosovës ndaj shërbimeve kualitative të kujdesit themelor shëndetësore, me qëllim të përmirësimit të indikatorëve shëndetësorë dhe sigurimit të mbrojtjes financiare nga varfërimi, për shkak të shpenzimeve të mëdha për kujdesin shëndetësor, nëpërmjet themelimit dhe rregullimit të sistemit publik të sigurimit shëndetësor.