Visar Azemi, KOSID - Foto: KALLXO.com

KOSID: Projekti për Identifikimin e Ndotësve Është Humbje Kohe

Visar Azemi nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), ishte shumë kritik ndaj vendimit të Ministrisë së Mjedisit për të zhvilluar hulumtim trevjeçar për shkaktarët e ndotjes së ajrit.

I ftuar në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Azemi tha se MMPH po humb kohë dhe po angazhon ekspertë të huaj pa nevojë në këtë projekt.

“Mua më duket i pakuptimtë debati për t’ia qëlluar se kush është ndotësi më i madh… Projekti 3 vjeçar, po frikohem që edhe dy vjet apo tre vjet e ardhshme kemi me u marrë me atë se nuk po e dimë kush është ndotësi më i madh edhe po i presim japonezët që të vinë të na tregojnë… kur po besoj që Ministria është dashur t’i ketë ato informata”, tha Azemi.

Ai theksoi se është më e rëndësishme të merren masa konkrete për luftimin e ndotjes së ajrit.

“Po humbim kohë, nuk po merremi me problemin me e ndalë aty në fillim por po themi hajde t’i humbim edhe tre vjet ta shohim se a është qymyri 55 për qind apo transporti 33 për qind apo kush është e para e kush është e dyta”, tha Azemi.

Përballë Jeta Xharrës për këtë temë debatojnë Albena Reshitaj, ministre e Mjedisit, Nezakete Hakaj, shefe e Divizioni për Mbrojtjen e Mjedisit në MMPH dhe dhe Shimizu Masuto nga Organizata Zhvillimore JICA.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: