Komisioni Shtetëror i Maturës me Përbërje të Re

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim për emërimin e anëtarëve të rinj të Komisionit Shtetëror të Maturës dhe Sekretarin e ri të këtij Komisioni.

NDËRLIDHUR

Përmes një njoftimi, MASHT ka treguar për mbledhjen e parë të këtij këshilli të mbajtur sot, ku është diskutuar për Maturën Shtetërore për këtë vit.

Sipas njoftimit Kryetar i Komisionit është zgjedhur Fehmi Hysenaj,   Arben Dermaku, Nënkryetar, Mustafë Kadriu (anëtar pa të drejtë vote)  dhe anëtarët Agim Berdyna , Arsim Ejupi, Ajka Alili ,Besim Gollopeni, Lendita Pula, Majlinda Hoxha, Hilmi Ratkoceri, Musa Nikçi, Sahit Berisha.

Ndërsa, Sekretar i Komisionit Shetëror të Maturës është vendosur të jetë Afrim Rrahmani.

Vendimi për këto emërime ende nuk është bërë publik në faqen e MASHT-it ashtu sikur të gjithë vendimet e tjera të Ministrit Bytyqi.

KALLXO.com ka marrë premtim nga kabineti i ministrit të ri se të gjitha vendimet e tij do të bëhen publike brenda kësaj jave.

Vendimet e ‘Fshehura’ të Ministrit të Arsimit Publikohen së Shpejti

13 Shkurt 2018 - 15:57

Doruntina Baliu 13/02/2018 - 15:57
NDËRVEPRIMI3
Prishtina Insight