Avdullah Hoti - Foto: KALLXO.com

Hoti: Programi nuk Është i Punëve të Mëdha

Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për programin e Qeverisë Haradinaj, shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti konsideroi se ky program nuk është i punëve të mëdha.

“Shihet që nuk është program i punëve të mëdha, përkundrazi do të degradojë progresi i arritur vitet e fundit”, tha Hoti.

Hoti deklaroi se pret nga qeveria që vijën e kufirit me Malin e Zi ta dërgojë aty ku e pretendon.

“Në faqen 7 thuhet se do ta çoni tutje, ne po presim  marrëveshje të re, ta çoni vijën atje. Jeni fshehur pas raportit të Bulliqit, e keni votuar marrëveshjen për demarkacion”, tha Hoti.

Hoti konstatoi më tutje se qeveria të vetmit njerëz që ka punësuar janë personat që përbëjnë kabinetin qeveritar.