Adullah Hoti

Hoti: Kryeministri ta Bëjë të Qartë Marrëveshjen me Listën Serbe

Avdullah Hoti, shefi i grupit parlamentar të LDK-së i kërkoi Ramush Haradinajt ta sqarojë marrëveshjen me Listën Serbe që u frikësua se nuk do të jetë në pajtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Hoti tha se qeveria do të ketë nevojë për votat e opozitës, ndërsa tregoi se LDK nuk do të marrë pjesë seancën për Fondet e Paraanëtarësimit IPA.

“Ju e dini si është themelu kjo qeveri, përmes kontrabandimit të votave përmes pazareve të ulëta. Ajo që është më tragjikja është dakordimi me Beogradin, është e pafalshme që mbas 17 viteve të kushtëzohemi nga ana e deputetëve të Listës Serbe”, tha Hoti.