Deputeti Bekim Haxhiu

Haxhiu tregon sa janë dhe si paguhen mëditjet e deputetëve

Deputeti Bekim Haxhiu ka sqaruar një fakt i cili sipas tij është keqkuptuar nga qytetarët e Kosovës, e ky fakt është marrja e mëditjeve nga deputetët, shkruan rtv21.tv.

Sipas Haxhiut shumë qytetarë besojnë se deputetët marrin 240 euro mëditje në çdo seancë që marrin pjesë, mirëpo ata marrin 240 euro për të gjitha seancat brenda një muaji.

Nëse janë dy seanca dhe mungon në njërën atëherë deputetit i paguhet mëditje për atë muaj vetëm 120 euro, por edhe nëse janë më shumë se dy seanca brenda një muaji atëherë deputetëve iu paguhet vetëm shpenzimet e udhëtimit./21Media

16 Maj 2018 - 23:41

RTV 21 16/05/2018 - 23:41
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend