Albulena Haxhiu në #DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Haxhiu: S’mund të Bëj Thirrje të Zbatohen Marrëveshjet që Janë në Dëm të Kosovës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tha se ajo nuk mund të bëjë thirrje që të zbatohen marrëveshjet e Brukselit, për shkak se, sipas saj, ato janë në dëm të Kosovës.

“Është e papranueshme që z. Thaçi ka marrë në mënyrë autoritare ta udhëheq dialogun, ngase siç e dimë ai është përgjegjësi kryesor”, tha Albulena Haxhiu, kryesuese e Komisionit për Legjislacion, në takimin e tretë koordinues të komisioneve parlamentare mbi rolin mbikëqyrës të dialogut Kosovë-Serbi.

Sa i përket dialogut, deputetja Haxhiu tha se duhet të ketë një komision hetimor që do të vlerësonte secilën marrëveshje të nënshkruar në Bruksel.

“Për mua është shqetësuese edhe përfaqësimi në Bruksel, përmes fotografive në Facebook. Z. Arifi me një ekip të madh që s’e dimë fare se çfarë do të bëjnë”, theksoi ajo.